Kualifikohen Argjentina dhe Polonia, Meksika eliminohet vetëm për diferencë golash (VIDEO)

Argjentina dhe Polonia janë dy ekipet që janë kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Botës. Kombëtarja e Argjentinës fitoi 2-0 ndaj Polonisë. Në pjesën e parë dominimi ishte i madh i Argjentinës, por portieri Szczęsny ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij. Portieri i Juventusit shkaktoi penallti në minutën e 38-të pas një faulli ndaj Messit, por më pas do të bënte një pritje shumë të bukur ndaj tij, duke e ndalur golin.

Në fillimin e pjesë së dytë do të zhbllokohej dhe ndeshja. Molina del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe kroson në zonë dhe atje MacAllister me një goditje të saktë mposhti portierin e polakëve. Argjentina dyfishoi avantazhin ndaj Polonisë në minutën e 67-të. Sulmuesi Alvarez realizoi një gol të bukur duke përfituar nga hezitimi i mbrojtjes polake.

Në raundin tjetër me eliminim direkt Argjentina do të përballet me Australinë, ndërkohë që Polonia do jetë me Francën.

Meksika është eliminuar vetëm për shkak të diferencës së golave, pasi do të merrte një fitore 2-1 ndaj Arabisë Saudite. Në fillimin e pjesës së dytë do të realizonin 2 gola për 5 minuta, Henry Martin do të zhbllokonte shifrat në minutën e 47-të pas një goditje nga këndi. Në minutën e 52-të, Luis Chavez realizoi një super gol nga goditja e dënimit. Në fundin e ndeshjes kur pritej goli i tretë, Arabia Saudite shkurtoi shifrat me Al Dawsari. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP