Kukësi mund pastër Dinamon, Laci dhe Skënderbeu bëjnë paqe (VIDEO)
Kukësi i shkakton një tjetër humbje Dinamos në kampionat, duke komplikuar se tepërmi pozitat e ekipit kryeqytetas. Skuadra verilindore triumfoi pastër 2-0.
Në minutën e 17-të, Kukësi do të gjente avantazhin falë një autogolit, që do të vinte pas një aksioni të gjatë, teksa Prodani e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e portës së tij. Dinamo e kishte shumë të vështirë reagimin, teksa në fillimin e fraksionit të dytë do të pësonte dhe golin e dytë.
Milunovic shfrytëzoi më së miri një krosim duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë brenda zonës. Në vijim nuk do të kishte asnjë zhvillim, me verilindorët që kishin hapësira pafund për të gjetur gola të tjerë, që nuk do të vinin.
Skënderbeu nuk shfrytëzoi humbjen e Dinamos, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Laçit. Me këtë ndalesë ekipi kurbinas ruan vendin e dytë me 46 pikë, 10 më pak se Tirana. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

