Kujdes! Biletat për finalen e Conference League nuk mund të rishiten
Sot UEFA nisi pranimin e aplikimeve për shitjen e biletave për finalen e Conference League. UEFA njofton se janë 16.500 të tilla. 7000 ka marrë secili klub nga të cilat 3000 Roma dhe Feyenoord do t’i japin falas për tifozët e tyre. 8500 bileta do të shiten për tifozët në mbarë botën.
Biletat do të shpërndahen pak ditë para finales. Ky informacion i bëhet i ditur me E-mail çdo aplikuesi për biletë. Madje sipas të njëjtave burime të gjitha biletat për finalen e UEFA Conference League do të jenë version elektronik. Nuk do të ketë asnjë biletë fizike, pra të printuar në letër. Bileta mund të përdoret vetëm nëpërmjet smartphone.
Një pajisje do të skanojë kodin QR në mënyrë që bileta të bëhet aktive dhe më pas nga personat përgjegjës në secilën hyrje të stadiumit do te skanohet bileta në pajisjet tjera të vendosura që do të mundësojnë çdo mbajtës bilete të futet në stadium.
KOHA JONË SONDAZH

