Kukësi barazon me Skënderbeun në sfidën me dy “fytyra”, fitojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
Kategoria Superiore dhuron surpriza në tre ndeshjet e para. Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2, pavarësisht se ishte në avantazh të dyfishtë. Skuadra verilindore gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 21-të me Kale, i cili veproi bukur në zonë duke mposhtur portierin Teqja. Ekipi i Pakult do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë, pas një gabimi të Vangjelit. Bakaj merr topin në zonë, lirohet dhe gjuan fort brenda zonës, grushton Teqja, por topi shkon te Shkodra, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e dytë do të dhuronte të tjera emocione, me Skënderbeun, që gjen fillimisht golin për rezultatin 2-1. Soue, merr një top të bukur në hyrje të zonës, dhe me një goditje të fortë, mposhtë portierin Koliqi. Sulmuesi i fuqishëm nuk ndalet këtu, pasi në minutën e 64-t, realizoi edhe golin e dytë personal këtë herë me një goditje me të majtën.
Kamza ka pësuar një humbje surprizuese në shtëpi ndaj Teutës 1-2. Skuadra durrsake kaloi në avantazh që në minutën e 16-të. Në një aksion të shpejtë të Beqjas në krahun e djathtë, gjen gjetur të pavendosur mbrojtjen kundërshtare dhe mposht Gjonikajn me një gjuajtje që ndalet në rrjetë. 12 minuta nga fundi është radha e Latif, i tregohet i vëmendshëm pas një aksioni me shumë pasime të skuadrës së tij duke dërguar topin në rrjetën e ekipit të Kamzës. Raçiç në shtesë shënoi një gol flamuri.
Laçi bën detyrën ndaj Vllaznisë duke fituar minimalisht 1-0. Goli i vetëm u shënua një minutë nga fundi i pjesës së parë. Uzuni shënon golin e katërt sezonal, pas krosimit perfekt nga ana e Nikaj.
KOHA JONË SONDAZH

