Kukësi befason në merkato, largon Telushin e afruar gjatë kësaj vere

Kukësi bën një lëvizje të papritur në merkato. Mesfushori Bruno Telushi, që pikërisht në këtë sezon sapo kishte filluar aventurën e tij të re me ekipin verilindor, do të transferohet jashtë shtetit.

Lajmi vjen nga vetë drejtuesit e Kukësit, që kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit në kampionatin azer, pikërisht me ekipin e Neftchi Baku, 8 herë kampione e Azerbajxhanit dhe ekipi i parë nga ai vend që kaloi në grupet e Europa League.

I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte nga një ekip ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?