Kukësi bën “paqe” me Egnatian, VAR shpëton ekipin rrogozhinas (VIDEO)
Mbyllet në barazim 1-1 sfida e parë e javës së 28-të mes Kukësit dhe Egnatia në stadiumin e Kamzës. Verilindorët patën më shumë iniciativë në të parën ku gjetën edhe golin. Në minutën e 32-të Gjelbrim Taipi finalizoi në gol aksionin që e nisi vetë, teksa me anë të një kthese spektakolare në zonë dërgoi në festë të tijtë.
Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi me ritëm pasi vendasit kërkonin barazimin me çdo kusht teksa në minutën e 62-të protestuan për një penallti pas prekjes së topit me dorë.
Egnatia u shpërblye në minutën e 79-të pas një goli të Imerit, i cili goditi saktë brenda zonës me portierin Çollari i cili kishte pamjen e kufizuar prej lojtarëve para tij.
Ndërkaq, rrogozhinasit i shkuan shumë pranë përmbysjes me anë të Pedros, por braziliani gaboi me portën e boshatisur. Nga ana tjetër, Kukësi shënoi golin e dytë me Lulajn, por do të anulohej me VAR për një prekje me dorë. Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 47 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Laçi, ndërsa Egnatia mbetet e 8-ta me 30 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

