Kukësi bën përforcimin e 6-të në merkaton e verës

Kukësi ka prezantuar afrimin e gjashtë në merkato pas Kristi Kote (mesfushë), Antonio Ilieski (mbrojtje), Ante Zivkovic (sulm), Jakup Berisha (sulm) dhe Arbër Basha (mesfushë). Klubi verilindor ka firmosur me Agnaldo Moraes për dy vitet e ardhshme.

28-vjeçari brazilian ka luajtur më parë me Kastriotin dhe Skënderbeun në Superiore, ndërkohë që ka provuar disa aventura në Finlandë dhe Norvegji.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior“, lexohet në postimin zyrtar të Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë lojtari foli rreth aventurës së re në futbollin shqiptar, ku ndër të tjera tha: “Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe që firmosa me Kukësin për dy sezonet e ardhshme. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që kemi dhe të bëjmë të lumtur tifozët tanë“, u shpreh Moraes.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?