Kukësi dhe Tirana bëjnë “paqe” në Rrogozhinë, dueli s’prodhon asnjë gol
Nuk ka fitues në duelin e luajtur në Rrogozhinë mes Kukësit dhe Tiranës në kuadër të javës së 27-të të Abissnet Superiore. Sfida u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre edhe pse me pikatore, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin ato.
Në minutën e 36, pati “frikë” në fushë pas një përplasje të fortë mes Najdovskit dhe Puntus, ku sulmuesit të Kukësit iu desh të fashonte kokën.
Në fraksionin e dytë, Tirana provoi e para me anë të Ismajlgecit por goditja e anësorit të majtë u kontrollua nga ana e Çollarit. Ndërkohë, rastin më të mirë e pati Kukësi, ku sërish protagonist ishte Gjelbrim Taipi, i cili u ndal nga Bekaj dhe shtylla.
Me këtë barazim, Tirana mbetet në krye të klasifikimit me 60 pikë, 14 më shumë se ndjekësit më të afërt, Laçi. Kukësi ndërkohë renditet në vendin e tretë me 44 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

