Kukësi djeg shansin për t’u arratisur, ndalet në Gjirokastër (VIDEO)
Kukësi nuk përfiton nga ndalesa e Partizanit. Skuadra verilindore nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Luftëtarit. Gjirokastritët luajnë më mirë në 45-minutat e para, teksa do të gjenin edhe rrugën e rrjetës në minutën e 36-të.
Gjithsesi goli do të anulohej nga arbitri Bastari fillimisht për një pozicion jashtë loje dhe më pas për shkak të një faulli. Një situatë shumë e paqartë që solli shumë polemika dhe kundërshtime nga skuadra vendase.
Në fillimin e pjesës së dytë Xhika shpëtoi portën në vijën fatale, ndërkohë që Et’hemi tronditi traversën pas një goditje nga distanca. Kukësi provoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin, por nuk do të arrinin falë edhe një mbrojtje hermetike të Luftëtarit.
Ky barazim gjithsesi e mban Kukësin në krye të renditjes me 32 pikë, 2 më shumë se Bylis që sfidon në orën 17:00 Tiranën. /R.Lika-Koha Jone/