Kukësi fitoi 6-1, Longo: Nuk jam shumë i kënaqur, ka vend për përmirësim!

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka folur pas fitores 1-6 ndaj Kastriotit. Trajneri i verilindorëve është shprehur se ka vend për përmirësim, ndërsa do të dëshironte që ekipi ta kishte mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

“Nuk jam shumë i kënaqur si shkoi ndeshja, rezultati flet vetë. Por, në pjesë të parë mund të bënim më mirë dhe mund ta mbyllnim ndeshjen. Jam i kënaqur me rezultatin, por ka vend për përmirësim. Duhet të jemi të shpejtë për t’u përmirësuar dhe jam pak kërkues me skuadrën. Nuk ka kohë dhe kjo është e vërtetë, megjithatë mundohemi me ekipin të përmirësohemi pas çdo ndeshje dhe stërvitjeje.

Duhet të menaxhojmë më mirë disa situata, nuk ka të bëjë me lojtarët, të rinj apo të vjetër. Ka të bëjë me të gjitha, momente të caktuar. Sidomos 15 minutat e para. Ndaj Egnatias bëmë mirë, po ashtu edhe ndaj Tiranës, ndërsa sot kishte vend për të bërë më mirë në minutat e para të pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ata do të kishin shënuar ne do të kishim sërish 75 minuta për të provuar dhe për të shënuar. Por, ka aspekte teknike për të zgjidhur. E kemi bërë këtë edhe pas sfidës me Teutën dhe sërish duhet të bëjmë disa rregullime”, tha Longo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?