Kukësi fiton me 10 lojtarë ndaj Skënderbeut, Shkurtaj rikthehet si hero (VIDEO)
Kukësi ka arritur një fitore të madhe ndaj Skënderbeut 1-0, edhe pse luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 37 e ndeshjes.
Vasil Shkurtaj ishte heroi i verilindorëve, pasi me golin e tij i dha 3 pikët Kukësit, që vijon të mbetet në luftë për titull.
Sulmuesi që sapo është kthyer te Kukësi, u aktivizua në minutën e 76 dhe topin e parë që preku, e ktheu në gol.
Me këtë fitore, Kukësi barazon Laçin në vendin e dytë, me 31 pikë, tre më pak sesa Tirana kryesuese që nesër luan ndaj Dinamos.
KOHA JONË SONDAZH

