Kukësi fiton me përmbysje ndaj Bylisit, Skënderbeu bën “paqe” me Kastriotin
Kukësi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra verilindore triumfoi me përmbysje 2-1 kundër Bylisit. Ishte një ndeshje e vështirë për skuadrën e Hallaçit që do ta shihte veten në disavantazh në fraksionin e parë. Stojanovic arriti që të duronte topin në rrjetë në minutën e 26-të. Gjithsesi kundërpërgjigja e Kukësit nuk do të vononte, me Ibraimin, i cili shënoi në të 40-ën.
Në minutën e 57-të, Kukësi shënoi dhe golin e avantazhit me Eze, që do të rezultonte vendimtar për të marrë 3 pikët. Kukësit tashme e sheh veten në vendin e katërt me 23 pikë, 3 më pak se Partizani i vendit të dytë.
Në ndeshjen tjetër Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Kastriotit. Meksi kaloi në avantazh korçarët në fillimin e pjesës së dytë nga pika e bardhë, por krutanët do të barazonin po me penallti me Gjata-n. /R.Lika-Koha Jone/