Kukësi fiton me përmbysje ndaj Partizanit, merr momentalisht kreun e renditjes (VIDEO)
Kukësi ka arritur një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Partizanit, duke u ngjitur momentalisht në krye të renditjes me 27 pikë, po aq sa Tirana.
“Demat” kaluan në avantazh në minutën e 11-të. Emiliano Musta ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe festë në kampin e kuq. Partizani shpërdoroi mundësi të mira shënimi, por Tedi Cara nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.
Në minutën e 66-të, Emiliano Musta shënoi një autogol. 6 minuta nga fundi i ndeshjes, skuadra verilindore gjeti dhe golin e avantazhit. Gjelbrim Taipi realizoi një eurogol nga distanca.
KOHA JONË SONDAZH

