Kukësi fiton me poker ndaj Kastriotit dhe merr vendin e tretë në renditje

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 39′-të me Filip Gligorov. Goli i dytë erdhi me penallti ku Gjelbim Taipi shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një faulli të fituar nga Vitor Feizhao.

Edi Bashashënoi të tretin, pasi Gjelbrim Taipi avancoi përpara ku përfitoi sulmuesi kroat, i cili goditi portën diagonal dhe i dha avantazhin e trefishtë për verilindorët e Diego Longos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llogaritë u mbyllën me Kreshnik Bahtirin me golin e katërt në minutën e 92-të. Me këtë sukses Kukësi renditet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 15 pikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?