Kukësi fiton me “poker” në Vlorë, Shkurtaj protagonist me dopietë
Kukësi merr fitoren e radhës në kampionat duke ruajtur vendin e parë në renditje. Verilindorët fituan 4-1 në transfertën ndaj Flamurtarit, duke i dhënë një goditje të fortë këtyre të fundit.
Shkurtaj shënoi dy gola në harkun e 5 minutave në fillimin e ndeshjes, teksa njërin prej tyre e realizoi nga pika e bardhë. Rapi rihapi ndeshjen në minutën e 59-të me një super gol nga distance, por Kukësi do të shënonte dy gola të tjerë.
Musolli shënoi me kokë në minutën e 69-të, ndërkohë që Marko Van Basten Çema shënoi emrin në listën e shënuesve 10 minuta nga fundi. Kukësi ruan kryesimin me 38 pikë pas 20 javësh. /R.Lika-Koha Jone/