Kukësi fiton me vuajtje ndaj Laçit, Kamza kalon pengesën Lushnjë (VIDEO)

Kukësi vuan shumë për të mundur Laçin. Skuadra e Peter Pakult ka fituar në shifrat 1-0, në një ndeshje që e dominuan, por që nuk arritën që të shfrytëzonin mundësitë e shumta për shënim. Skuadra verilindore tentoi disa herë në pjesën e parë me Kale nga distanca, por braziliani ishte i pasaktë, kurse Guri në një moment u shfaq rrezikshëm e Selmanin, me portierin e kurbinasve më të shpejtë.

Fraksioni i dytë nis më mirë për miqtë që shfaqen dy herë pranë golit me Lushkjën dhe Rexhinaldon, por pa mundur që të shënojnë. Në minuan e 65-të, Laçi mbetet me një lojtar më pak, pasi Eskuerda ndëshkohet me karton të kuq. Mesfushori prek topin me dorë dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kukësi shton presionin me një lojtarë më shumë, teksa goli do të vinte vetëm në minutën e 80-të, falë edhe nj gafe të portierit Selami, i cili i dha mundësinë Dzairës për të shënuar.

Kamza ka fituar me rezultatin 2-3 në Lushnjë, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 33-të ku Kamza shënoi pas një aksioni të bukur. Avantazhi i ekipit të Ndreut zgjat vetëm 5 minuta, pasi vendasit zgjohen dhe shënojnë të vetmin rast që kanë gjatë pjesës së parë. Branica kroson drejt zonës, Sefa ul mjaft mirë për Cankën që nuk gabon dhe barazon shifrat në 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Kamza kalon në avantazh me anë të serbit Racic, i hedhur 3 minuta më parë në lojë. Loja bëhet më e thjeshtë për miqtë që shënojnë golin e tretë në minutën e 72-të me Plakun. Lushnja jep shenja jetë në fund të takimit, pasi Canka me një goditje të bukur ngushton shifrat në 2-3, por nuk ndryshon asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?