Kukësi fiton pastër ndaj Vllaznisë, merr momentalisht kreun (VIDEO)
Kukësi ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0 në “Egnatia Arena”. Një super gol i Shqipërim Taipit në pjesën e parë dhe një tjetër me fat i Ndrecës në të dytën, u dhanë tre pikët verilindorëve, që ngjiten kështu në kuotën e 11 pikëve.
Shqiprim Taipi ishte autor i golit të parë të kësaj sfide. Ai realizoi në minutën e 29-të një super gol, teksa e dërgoi topin në trekëndëshin e portës nga një distancë e largët.
Vllaznia tentoi të reagonte në vazhdim, por pa mundur të gjente golin e barazimit. Në minutën 83, Ndreca vulosi rezultatin e takimit duke shënuar edhe golin e dytë për Kukësin. Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të klasifikimit, me të njëjtën kuotë pikësh sa edhe Tirana e Teuta.
KOHA JONË SONDAZH

