Kukësi fitore me përmbysje ndaj Flamurtarit në Vlorë (VIDEO)
Kukësi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në super ndeshjen e javës së 27-të ndaj Flamurtarit. Skuadra e drejtuar nga Pakult ka marrë një sukses të rëndësishëm 2-1 në Vlorë.
Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me Kamara në minutën e 68-të. Pas një aksioni nga e majta, topi arrin në qendër për Kamara i cili me kokë devijon topin drejt rrjetës së Frashërit. Reagimi i Kukësi është i menjëhershëm, teksa në minutën e 79-të, Guri barazon shifrat.
Pas një goditje nga këndi, sulmuesi i verilindorëve nuk fal në zonë, duke shënuar golin që vendos baraspeshën. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kampionët e Shqipërisë gjejnë sërish rrugën e rrjetës me Ebipi. Mesfushori përfiton nga një mosmarrëveshje e mbrojtjes vendase me Nurkoviç, i cili bën përsëri një dalje të pastudiuar duke i lënë portën futbollistit që ta dërgonte me lehtësi në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

