Kukësi goditje të dyfishtë në merkato, Hetemaj dhe Ymeri-n

Kukësi ka nisur me afrimet pas largimeve të emrave të rëndësishëm si Telushi, Obanor dhe Musta. Klubi verilindor nëpërmjet njoftimeve për shtyp, ka zyrtarizuar afrimin e Mbrojtësit Mehdi Hetemaj dhe të mesfushorit Ersil Ymeri.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Austri, ka firmosur kontratën për 2 sezonet e ardhshme. Ai vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, ku ka luajtur me ekipe të ndryshme. Së fundmi, 23-vjeçari ka qenë pjesë e Wiener Neustadt. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Austrisë U-18.

Hetemaj i është bashkuar skuadrës verilindore në përgatitjet për sezonit e ri. Kontratë dyvjeçare ka firmosur edhe Ersil Ymeri. Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit. Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës. Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet nesër me skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?