Kukësi humbje shokuese ndaj Kamzës, Vllaznia fiton sfidën e mbijetesës me Lushnjën (VIDEO)

Kukësi shpërdoron një mundësi të artë për të marrë vendin e dytë pas humbjes së Flamurtarit ndaj Skënderbeut. Kampionët e Shqipërisë i kanë surprizuar të gjithë, pasi janë mundur në “Zeqir Ymeri” 1-0 ndaj skuadra e Kamzës.

Skuadra verilindore është befasuar në minutën e 69-të, teksa Rezi ka goditur me kokë duke gjetur rrjetën edhe falë pasigurisë së Koliçit. Në minutat në vijim Kukësi provon të reagojë, por dhe fati ishte kundër tyre, me Donejt Shkodrën, i cili godet shtyllën në minutën e 83-të pas një goditje të bukur nga distanca.


Në ndeshjen tjerr të javës së 19-të Vllaznia fitoi duelin e mbijetesës ndaj Lushnjës në stadiumin “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-0. Xhevahir Sukaj shënoi dy golat e parë me fanellën e Vlalznisë, pas rikthimit në Shkodër, teksa njërin prej tyre e shënoi nga pika e bardhë. Shkodranët janë rikthyer te fitorja pas 3 humbjeve radhazi dhe duhet të falënderojë Lushnjën që është në këtë kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?