Kukësi kërkon ndihmën e tifozëve, përgatitje speciale për përmbysjen

Kukësi do tentojë me çdo kusht përmbysjen e madhe ditën e mërkurë në orën 19:30 në “Elbasan Arena”, e për të arritur te kualifikimi klubi do të kërkojë ndihmë dhe nga tifozët.

Ka nisur organizimi i tifozëve, të cilët do të jenë në masë mjaft të madhe në Elbasan për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, ndërkohë që klubi po shikon çmimet e biletave për këtë takim, të cilat pritet të jenë mesatare për ndeshje të këtij niveli. Nga ana tjetër, klubi do të shpërndajë bazën materiale për tifozët, bluza, shalle, kapele etj. Natyrisht që pritet që të ketë dhe transport falas nga Kukësi dhe Tirana për në Elbasan.

Kjo është një ndeshje të cilën çdokush nuk mund ta humbasë, por nga ana tjetër dhe klubi do të bëjë maksimumin për të kënaqur tifozët e tyre, të cilët janë mbështetës të zjarrtë të Kukësit. Kontrollet do të jenë mjaft të rrepta, në mënyrë që mos të përsëriten më episodet si ndaj ndeshjes ndaj Legias së Varshavës dy vite më parë në “Qemal Stafa”, kur Kukësi luante në fazën e tretë të kualifikueseve në Ligën e Europës./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?