Kukësi lejon mbrojtësin të kalojë te Partizani për ndeshjet në Conference League
Kukësi ka lejuar transferimin e Edison Ndrecës në formë huazimi për ndeshjet kualifikuese të Conference League, ndaj FC Saburtalo, që do të luhen më 7 dhe 14 korrik.
Në një postim në rrjetet sociale “verilindorët” bëjnë me dije se Ndreca do të jetë pjesë e kryeqytetasve për ndeshjet e Europës në formë huazimi.
“FK Kukësi ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e mbrojtësit Edison Ndreca për ndeshjen e Kupave të Europës. Edison Ndreca do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Conference League.
Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit Ndreca dhe Partizanit në Europë.”-shkruhet në postimin e klubit verilindor.
KOHA JONË SONDAZH

