Kukësi mposht Covid-19, bëhet gati për sfidën me Dinamon

Kukësi ka mposhtur Covid-19 dhe është gati për duelin përballë Dinamos. 7 futbolistët dhe 3 anëtarët e stafit, të infektuar pak ditë më parë, janë shëruar plotësisht dhe pritet që në duelin e radhës të jenë në dispozicion të trajnerit.

Shqetësuese ishte situtata me dy nga futbollistët më të rëndësishëm, si Edi Basha dhe Ardit Hila, megjithatë, sipas drejtuesve, çdo gjë tani ka kaluar.

Duke parë dhe ndalesën që bënë Tirana kryesuese apo Vllaznia e vendit të tretë, skuadra e Diego Longos do të bëjë çmos për të dalë me 3 pikë nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi-Dinamo do të jetë dueli i fundit që do të mbyllë javën e 16 të kampionatit. Sfida është e programuar këtë të mërkurë, në orën 16:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?