Kukësi mund me “poker” Flamurtarin, Vllaznia barazon mes polemikash ndaj Bylis (VIDEO)

Kategoria Superiore vijon më gola të shumtë edhe në javën e 29-të. Kukësi ka fituar në mënyrë spektakolare 4-1 kundër Flamurtarit, duke konfirmuar formën mjaft të mirë të repartit të sulmit. Abazaj shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 4-t me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

Më pas Shkurtaj dyfishoi rezultatin në minutën e 27-të dhe shënoi të tretin në fundin e fraksionit të parë. Hoxhaj rihapi duelin në fillimin e fraksionit të dytë, por Shkurtaj nuk do të ndalej duke shënuar tripletë, që kanë rënë zyrtarisht që javën e kaluar në Kategorinë e Parë. Distanca me Tiranën shkon në 6 pikë, por bardheblutë do të luajnë sonte në mbrëmje.

Në ndeshjen tjetër të orës 17:00, Vllaznia barazoi 2-2 ndaj Bylis, në një ndeshje ku nuk kanë munguar polemikat. Mellugja shënoi fillimisht me penallti në minutën e 15-të, por Gurishta barazoi 9 minuta më pas. Arbitri anuloi një gol krejtësisht të rregullt për ballshiotët në pjesën e parë, ndërkohë që Mazzone në pjesën e dytë do të shënonte golin e dytë. 6 minuta nga fundi Sidorenco barazoi gjithçka në “Loro Boriçi”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP