Kukësi njofton largimin Abazajt, rikthehet te Anderlecht
Kukësi është skuadra më aktive në merkato si në hyrje ashtu edhe në dalje. Së fundmi verilindorët kanë bërë të ditur largimin e Abazajt, i cili do të rikthehet nga huazimi te Anderlecht, por me shumë mundësi për të gjetur sërish një destinacion të ri.
“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen.
Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besuar një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal!”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.