Kukësi nuk ndalet në merkato, firmos më vellain e Enis Gavazajt
Kukësi vijon operacionet në merkato, duke bërë blerjen e tretë në harkun e pak ditëve. Klubi verilindorë ka njoftuar se ka firmosur edhe me vëllain e Enis Gavazaj, Zenel. Ai stërvitej me nënkampionët e Shqipërisë prej disa muajsh, por vetëm sot ka firmosur kontratë.
Njotimi i klubit të Kukësit
⚽️Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.
✅Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin. I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.
??20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Zenel Gavazaj
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.72 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Liria Prizren, Skënderbeu
Shqipëria U17, Shqipëria U19