Kukësi nuk ndalet në merkato, zyrtarizon mbrojtësin boshnjak
Kukësi ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës. Ekipi verilindor ka afruar në ekip mbrojtësin Kenan Horic. Një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi futbollisti do të luajë për herë të parë në kampionatin tonë.
Horiç e mbylli sezonin me skuadrën e Celik në Bosnje duke luajtur vetëm 1 ndeshje, pasi kampionati u ndërpre. Ai shihet si një përforcim i rëndësishëm i Kukësit në këtë merkato, duke qenë se verilindorët donin një mbrojtës qendre.
Boshnjaku u prezantua nga klubi i Kukësit në “Facebook”. “Horić ka firmosur sot kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Pa humbur kohë, Horić do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës“, shkruhet në deklaratën e verilindorëve.