Kukësi, përpjekja për të kapur një ëndërr: të parën, historike, titullin

Një histori e bukur për t’u treguar në Shqipëri. Dhe “një nga ato të Kukësit, skuadra që nën drejtimin e trajnerit Artim Shaqiri po bën përpjekje për të kapur një ëndërr:  atë të titullit të parë në historinë e saj. Një ëndërr që mund të realizohet në sajë të qëllimeve nga Pero Pejiç, golashënuesi më i mirë në ligë, pasi  me golat e tij ndali edhe në javët e fundit edhe marshimin sensacional të Partizanit. Kukësi pas ngjitjes në Kategorinë Superiore është shpallur dy herë radhazi nën-kampion vendi. Kurrë nuk ka mundur dot të fitojë ndonjë titull kampion, por po zhvillon një sezon të mrekullueshëm: 15 fitore, 3 barazime, 5 humbje. Ekipi i Kukësit, megjithëse në një renditje shumë të ngushtë me rivalët. Pas barazimit 1-1 në javën e fundit me Skënderbeun, Kukësi ka 48 pikë, 47 pikë ka Tirana, 45 për Skënderbeun dhe  44 ka Partizani. Dhe nëse fundjavën tjetër luhet sfida mes Partizanit dhe Tiranës, Kukësin kjo javë e gjen përballë Apolonisë së vendit të fundit dhe pa pretendime për mbijetesë. Pejiç dhe shokët e tij, mund të nisin marshimin e madh ndoshta nga kjo në krye të renditjes. Ndoshta nis edhe ëndrra e titullit të parë. “Tuttomercato.web” me të tilla nota ka vlerësuar marshimin e Kukësit në këtë sezon dhe kryesimin e kampionatit, kur po e gjen si kryesuese teksa pritet të fillojë faza e fundit.  Kukësi po vlerësohet gjithnjë e më shumë edhe nga mediat e huaja, si një skuadër serioze dhe pretendente për të fituar titullin kampion. Me merkaton e kryer nga presidenti Safet Gjici, investimet dhe organizimin, klubi i Kukësit jo rastësisht është në këtë pozicion. Në barazimin e fundit 1-1 në Korçë vendosi goli i Hair Zeqirit, që me 11-metërsh nuk gaboi përballë portierit veteran Shehi.  Hair Zeqiri, ish-lojtar i Flamurtarit, ndër mesfushorët më të dalluar të kampionatit tonë, thotë për “Koha Jonë” në një prononcim, i bindur se është pjesë e një ekipi me të cilën vështirë se mund të humbë titullin. – “Tek Kukësi e them me bindje të plotë, se kam gjetur ambientin e duhur për të ngritur titullin e parë kampion në karrierën time. Gjithçka po ecën mirë dhe kam besim të plotë se do ta arrij suksesin.” Hair Zeqiri fitoi një sezon më parë trofeun e Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?