Kukësi prezanton trajnerin Skënder Gega, Gjici: Tani nis një epokë e re!

Në “Kukës Arena” skuadra verilindore ka prezantuar strategun e ri, i cili do të jetë Skënder Gega. Presidenti i Nderit, Safet Gjici, u shpreh se tani fillon një epokë e re: “Ne duam titullin kampion, i kemi të gjitha kushtet dhe financat. Me aksionierin e ri, do të luftojmë të bëjmë një ekip të denjë për të ecur para në Conference League. Urojmë që të fitojë Laçi në Kupën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, i uroj suksese Gegës në misionin e vështirë. Do të ketë ndryshime në strukturën e klubit, sidomos në menaxhim. Besoj te Gega, në ndryshimin dhe menaxhimit të klubit. Duhet të mobilizohemi me të gjitha forcat për të nisur që tani me merkaton. Është e pafalshme dhe e pa tolerueshme që, me të gjithë investimet e mëdha në klub dhe në stadiumin, nuk kemi rezultate, pasi klubi nuk ka funksionuar.

Trajneri që iku nga Kukësi do të largohet bashkë me stafin. Sezoni i ri do të jetë vit i kuksianëve për të sjellë një titull të dytë në Kukës. I uroj suksese Gegës dhe aksionerit të ri Marsel Braka.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënder Gega falënderoi Gjicin: “Falënderoj presidentin që më besoi për të drejtuar Kukësin për herë të dytë. Është përgjegjësi e madhe, por me punë dhe korrektësi profesionale do t’ia arrijmë. Do të shikojmë tani formimin e ekipit me klubin, shpresojmë që nesër të jemi në Evropë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?