Kukësi shtyn festën e korçareve, vendos Guri me super gol (VIDEO)
Kukësi “shtyn” festën e Skënderbeut edhe për të paktën këtë javë. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar në Korçë 1-0, falë një super goli të shënuar nga Sindrit Guri.
Fraksioni i parë ishte i barabartë me të dyja skuadra që kishin mundësi të mira për shënim, ndërkohë që verilindorët pretenduan për të paktën dy raste për penallti. Sue te korçaret kishte mundësinë për të kaluar vendasit në avantazh, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Në minutën e 78-të, Kukësi fitoi një faull në hyrje të zonës, teksa për ta ekzekutuar shkon “mjeshtëri” Sindrit Guri. Sulmuesi i Kukësit e ekzekuton në mënyrë prekte, ndërkohë që pas disa minutash Etemi goditi dhe shtyllën. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

