Kukësi s’ka “mëshirë”, shpartallon Dinamon në miqësore

Kukësi pas kthimit nga Turqia ka zhvilluar miqësoren e parë në Shqipëri para rifilimit të kampionatit. Kampionët e Shqipërisë kanë mundur 5-1 Dinamon.

Verilindorët treguan një nivel të lartë përballë një kundërshtari modest që lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Ndeshja nisi me një super gol të ish-mesfushorit të Skënderbeut, Donjet Shkodra pas një goditje dënimi.

Më pas ishte radha e Gurit, i cili  realizoi golin e dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Kukësi dominon dhe shënon golin e tretë me anë të Elis Bakaj. Dinamo reagon me një gol nderi të shënuar nga Lika, por më pas pëson edhe dy të tjerë me autor Gurin dhe Ymeraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?