Kukësi sposton ndeshjet në mbrëmje për shkak të temperaturave të larta

Temperaturat e larta janë bërë një shqetësim për ndeshjet edhe në Kategorinë Superiore, ku vazhdimisht trajnerë e futbollistë po ankohen për ndikimin e tyre në cilësinë e lojës.

Klubi i Kukësit ka bërë hapin e parë dhe ka vendosur që të gjithë ndeshjet e mbetura si pritëse, t’i zhvillojë në stadiumin “Elbasan Arena”, nën dritën e projektorëve.

Duke filluar nga mesjava, ku verilindorët do të përballen me Teutën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të vijohet kështu edhe me takimet e mbetura.

Kujtojmë që edhe stadiume të tjera në Shqipëri, si ai i Korçës, Shkodrës, Durrësit, apo impiantet e kryeqytetit, kanë kushtet për të luajtur në mbrëmje me ndriçim.

SHKARKO APP