Kukësi surpriza e hidhur e Superligës, befason Safet Gjici
Nuk kishte ndodh kurrë në vitet e fundit që Kukësi të ishte në vendin e 7-të në kuotën e 11 pikëve. Verilindorët vijojnë sezonin me shumë ulje ngritje, një situatë e cila vendos jo pak në vështirësi stafin drejtues. Ky është një sezon i çuditshëm në shumë aspekte, ka ndryshuar shumë në qasjen e tij edhe presidenti Safet Gjici, e shkuara e freskët ka vërtetuar se Gjici nuk është kaq i qetë në situata të tilla por me sa duket edhe presidenti i Kukësit është pjesë e këtij ndryshimi.
Gjici nuk është më as aktiv në media, nuk preferon të futet në analiza duke i lënë gjithçka në dorë stafit drejtues dhe trajnerit Shpëtim Duro. Pavarësisht pozitave aspak komode ku ndodhen, Duro beson se balancat mund të përmbysen shumë dhe shpejt, fundja diferenca me kreun është vetëm 4 pikë larg: