Kukësi thyen “murin” Vllaznia dhe blidon vendin e dytë (VIDEO)

Kukësi rigjen fitoren në Kategorinë Superiore pas humbjes ndaj Luftëtari. Skuadra e Pakult ka mundur 2-0 Vllazninë në “Zeqir Ymeri”, në një tjetër ndeshje që do të sjellë polemika për shkak të një 11-metërshi të mohuar për shkodranët.

Verilindorët kaluan në minutën e 33-të në avantazh me Shametin. Mbrojtësi goditi mjaft mirë me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, por topi devijohet edhe nga mbrojtësi Berisha. Vllaznia përpiqet që të reagojë, por shpërdoron disa mundësi të mira shënimi. Në minutën e 78-të Musolli “vret” shpresat e ekipit të Vllaznisë.

Pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta dhe pasimit të saktë në zonë për kosovarin, erdhi dhe goli i sigurisë. 3 minuta nga fundi i ndeshjes, Xhevahir Sukaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kukësi blindon vendin e dytë në kuotën e 45 pikëve, 3 më shumë se Laçi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?