Kukësi zero pikë në Superligë, Tirana fiton me 2 gola

Këtë të hënë, Tirana fitoi falë 2 golave me Kukësin. Në “Kukës Arena” miqtë u treguan më të saktë në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe golat. Me këto tri pikë, bardheblutë e Orges Shehit vijojnë të kryesojnë renditjen.

Pjesa e parë nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Në fraksionin e dytë ishte Ardit Hila që kaloi në avantazh miqtë, me një gol nga brenda zonës. Në zhvillimet e një këndoreje, mesfushori përfitoi dhe mposhti Tafasin në portë.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 10 pikëve për vendin e parë, ndërsa Kukësi vijon mos ketë asnjë pikë këtë sezon, duke mbajtur vendin e fundit në elitën e futbollit shqiptar.

SHKARKO APP