Kukësi zyrtarizon afrimin e ish-mesfushorit të Partizanit

Kukësi ka prezantuar futbollistin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për mesfushorin Kristi Kote, i cili këtë sezon mbylli aventurën e tij me “Demat”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e Kotes në radhët e skuadrës, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

23-vjeçari ishte pjesë e Partizanit për 4 sezonet e fundit dhe është larguar si lojtar i lirë këtë verë për t’u bashkuar me Kukësin.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte pjesë e Partizanit në 4 sezonet e fundit, teksa tani do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Kristi”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?