Kulisat politike të Katarit pas blerjes së Neymarit

Prapa shumës maramendëse të blerjes së Neymarit nga PSG përpos sfidës sportive fshihet edhe një sfidë e madhe politike. Dihet tashmë se skuadra e kryeqytetit francez, që shpenzoi shifrën rekord të 222 milionë eurove për të marrë futbollistin nga Barcelona është në pronësi të emiratit të Katarit.

Sipas gazetës franceze L’equipe, që i kushtoi këtij rekordi të ri futbollistik plot 10 faqe, synimi i tij i tejkalonte caqet e futbollit. Lapsi.al e lexoi artikullin ku pretendohet se me këtë lëvizje Katari donte t’i përgjigjej komshijve të tij rivalë. L’equipe i referohet një portali të Dohas në gjuhën angleze i cili botonte një artikull me titullin: “Katari i përgjigjet rivalëve të tij me lojën e vet të “soft power”. Po cilët janë këta konfurentë që i referohet “Doha Stadium”? Natyrisht shtetet e Gjirit Persik shkruan gazeta franceze.

Që prej 5 qershorit të kaluar këto shtete i kanë bërë  jë bllokadë emiratit të vogël (2.7 milionë banorë)prodhues të gazit të cilin e akuzojnë për mbështetje të terorizmit dhe se do të afrohet me Iranin shiit.”Dhe transferimi i Neymar u bë në pikun e krizës më të rëndë të dekadave të fundit” shkruan Doha Stadium. Ndërsa gazeta L’equipe citon analistin e njohur të lindjes së mesme Andreas krieg i cili thotë: “Kjo është një sfidë e hapur ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekst Katari do të tregojë se pavarësisht bllokadës ai vazhdon me krenari pushtimet e veta ekonomiko dhe sportive. Edhe blerja e Neymar i shërbeu këtij qëllimi thuhet në artikullin e lexuar nga Lapsi.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që po na ndodh tani na bën më të fortë thotë Hoagamed Elgazar gazetar i të përditshmes lokale El Watan. n kemi projekte në mbarë botën dhe jo vetëm në Paris. Këtu njerzit nuk interesohen për spektakël, por për gjëra konkrete. Ata nuk mendojnë për shumën e shpenzuar po për famën që ajo do t’i japë PSG dhe përmes saj Katarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?