Kulusevski-Bentancur transferohen te Tottenhami, ja sa do të përfitojë Juventusi
Juventus është mjaft aktive në merkaton e janarit, duke bërë disa lëvizje si në hyrje ashtu dhe në dalje. Së fundmi, skuadra torineze ka arritur akordin me Tottenhamin për transferimin e Kulusevskit dhe Bentancur në merkaton e janarit.
Bardhezinjtë do të përfitojnë plotë 65 milionë euro nga këto dy lëvizje, që do të shërbejnë mbulimin e një pjese të madhe të kostos së transferimi të Vlahovic.
Kulusevski do të transferohet në formë huazimi me vlerë 5 milionë euro, ndërkohë që 35 milionë euro të tjerë do të shkojnë në arkat e Juventusit 18 muaj më vonë, pasi është i detyrueshëm blerja e kartonit edhe pse me disa kushte të ndeshjeve të luajtura.
Për Bentacur ndërkohë Tottenhm do të shpenzojë 25 milionë euro, 20 plus 5 bonus, ndërkohë që kujtojmë se 30 për qind e shumës do të shkojë në arkat e Boca Juniors. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

