Kulusevski: Fjalët e Ronaldos më kanë dhënë benzinë, Pirlo fantastik

Dejan Kulusevski është gati për të nisur aventurën me Juventusin. Talenti suedez, u ble që në janar nga Atalanta dhe u la në formë huazimi te Parma, duke treguar kualitetin e tij me 10 gola të shënuar. Në konferencën e prezantimit ai nuk i kurseu fjalët e mira për trajnerin Pirlo dhe për Ronadon.

“Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar si brenda dhe jashtë fushave, dua të bëhem gjithmonë e më i fortë. Jam këtu për të fituar dhe për të ndihmuar shokët e ekipit. Dua të fitoj kampionatin dhe çdo sfidë në stërvitje.

Komplimentet e Ronaldos? Është fantastik, jam me shumë fat. Mund të mësoj shumë prej tij. Kemi folur shumë, fjalët e tij më kanë shërbyer si një benzinë. Shpresoj që ta ndihmoj.

Pirlo? Si futbollist e kam ndjekur shumë. Si trajner është i njëjtë, fantastik. Shumë i qetë. Është nder të stërvitesh prej tij, më flet dhe më ndihmon shumë. Askush nuk ka më shumë pritshmëri se unë. Jam 20 vjeç dhe ndihem si djali më i lumtur në botë. Kam shumë për të punuar dhe për t’u përmirësuar”, deklaroi Kulusevski. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP