Kumbulla bën bilancin e sezonit: Vit me shumë ngjyra, na presin sfida të reja me emocione të forta

Marash Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, në të cilën ka bërë bilancin e një sezoni të gjatë dhe të vështirë dhe fanellën e Romës dhe me Kombëtaren.

Trofeu i Conference League i fituar me Romën në “Air Albania” dhe arritja shumë afër në “Play-Off”in e Botërorit me kombëtaren ishin dy nga pikat kryesore në të cilën mbrojtësi krenohet.

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti”, tha Kumbulla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?