Kumbulla: Ndaj Spanjës ishte një hap i madh për rritjen tonë!
Shqipëria pësoi një humbje 2-1 në transfertën ndaj Spanjës. Marash Kumbulla është shprehur se ekipi “kuqezi” bëri një hap të rëndësishëm për rritjen. Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi është shprehur se kanë mësuar shumë nga ky duel.
“Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje”,shkruan Kumbulla.
Kombëtarja ndodhet ende në Spanjë, ku po vazhdon stërvitjet për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që do luhet të martën në orën 18:00 në “Air Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

