Kumbulla në listën e largimeve të Mourinhos, mund të bashkohet me ish-trajnerin

Roma nuk e ka nisur siç e kishte parashikuar sezonin nën drejtimin e Mourinhos. Strategu portugez është i pakënaqur me disa futbollistë ndaj dhe ka kërkuar disa ndërhyrje. Mes lojtarëve verdhekuq që mund të largohen është edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të ribashkohet me trajnerin që e evidentoi në Serie A. Ai pëlqehet shumë nga Torino, me trajner Juriç. Këtë lajm e raporton “Il Messaggero”.

Futbollisti shqiptar me siguri do të ishte i interesuar për këtë lëvizje, por mbetet të shihet a mund të arrihet marrëveshja mes klubeve. Kumbulla u ble për gati 20 milionë euro, por tashmë Roma rrezikon ta humbasë për një shumë më të vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?