Kumbulla rikthehet titullar te Verona pas një muaji

Marash Kumbulla rikthehet në fushë nga minuta e parë pas gati më shumë se një muaji. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk luante që nga 9 nëntori, ndërkohë që tashmë do të ketë shanset për të treguar vlerat e tij ndaj Torinos.

Ai do të luajë në qendër të mbrojtjes duke pasur në krahë Gunter dhe Rrahmanin. Verona do të kërkoj një tjetër fitore për të ngjitur sa më shumë shkallët në tabelën e renditjes, teksa në krahun tjetër Zaza do të jetë kërcënimi kryesor.

SHKARKO APP