Kumbulla: Të analizojmë gabimet ndaj Interit, ja ku duhet të përmirësohemi
Marash Kumbulla ka folur pas eliminimit të Roma-s në Kupën e Italisë kundër Interi-t, duke mos i ka kursyer kritikat për skuadrën e tij. Mbrojtësi shqiptar u shpreh se duhet të jenë më konstant gjatë gjithë ndeshjes.
“Kemi gabuar në fillimin e ndeshjes, më pas kemi luajtur mirë. Duhet të analizojmë gabimet dhe të kërkojmë të përmirësohemi.
Duhet të jemi konstant gjatë gjithë ndeshjes sepse kemi alternuar shumë momente të mira dhe të tjera negative. Duhet të punojmë te mentaliteti dhe të kemi vazhdimësi gjatë gjithë ndeshjes.
Sassuolo? Do t’i analizojmë gabimet dhe do të mendojmë për ndeshjen e së dielës, një ndeshje aspak e lehtë që duam ta fitojmë”, deklaroi mbrojtësi i Romës.
KOHA JONË SONDAZH

