Kundërshtarët që rrezikojnë shqiptarët
Lista e skuadrave që do marrin pjesë në EURO 2016 nuk është zyrtarizuar akoma. Gjithsesi, kanë dalë emrat e parë dhe njëkohësisht ndarja e vazove për disa prej tyre.
Shqipëria do jetë në vazon e fundit të shorteut. Së bashku me Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Pra, dy ekipe që nuk do kemi mundësinë t’i kemi përballë. Në vazon e tretë, deri tani është konfirmuar Rumania dhe mbetet një rival i dëshiruar, duke ditur që pjesa tjetër do jenë akoma më të forta. Në fakt, vazo e tretë dhe e dytë nuk janë caktuar akoma.
Gjithçka varet nga mbyllja e garës, përfshirë edhe fazën “play-off”. Sa i përket vazos së parë, ajo është caktuar pak a shumë. Me pak fjalë, kuqezinjtë do kenë përballë një gjigant të kontinentit midis Spanjës, Gjermani, Anglisë apo Portugalisë. Janë ende edhe dy vende për t’u përcaktuar në vazon e parë./Panorama
KOHA JONË SONDAZH

