Kupa/ Dinamo fiton pastër derbin ndaj Tiranës, pranë kualifikimit (VIDEO)

Dinamo hedh një hap drejt turit tjetër në Kupën e Shqipërisë pas fitores 2-0 në duelin e parë ndaj Tiranës. Ekipi i Bledi Shkëmbit e zgjidhi ndeshjen e luajtur në Air Albania që në pjesën e parë.

Agim Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti të kthyer në gol në mintuën e 26-të, ndërkohë Xhulio Skuka dyfishoi disa minuta më pas.

Bardheblutë tentuan të shënonin një gol shprese në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot. Dinamo menaxhoi mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi një sukses tepër të rëndësishëm, sidomos në aspektin moral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derbi do të luhet sërish në fundjavë, por këtë herë e vlefshme për Superioren dhe me Tiranën si skuadër pritëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?