Kupa e Botës në kampionatin e fluturimeve me kostum
Në Kinë u mbajt këtë fundjavë kampionati i fluturimit me kostum, për t’i akorduar kupën e botës atletëve më të mirë të sportit më ekstrem të ajrit. Numrat akrobatikë në mijëra metra lartësi do të entuziazmojnë publikun e vendit për tri ditë me radhë.
14 atletë nga 10 vende të botës u bënë pjesë në fundjavë e Kampionatit Botëror të Fluturimit me Kostum.
Eventi u mbajt në provincën kineze të Junanit.
Ushtruesit më të mirë të sportit ekstrem nga Kina, Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Australia lundruan në ajër në lartësinë 2 mijë metra mbi nivelin e detit, duke kryer manovrat më të rrezikshme akrobatike.
Sporti i popullarizuar në fundvitet 90 dhe i njohur për rrezikun e madh për jetën, u ndoq nga admirues dhe nxënës të shkollës lokale për aftësi të veçanta.
Qëndrimi për disa minuta në ajër pasoi me zhytjen e garuesve me shpejtësi midis dy aerostatëve të ngritur 200 metra nga toka.
Me hapjen e parashutave, secili prej tyre tentoi për pikët më të larta duke zbritur sa më afër objektivit të përcaktuar.
Kupa e botës për fluturuesin më të mirë me kostum për vitin 2019 pritet të shpërndahet në përfundim të aktivitetit treditor.