Kupa e Botës për Klube/ Ekipet braziliane në super formë, stadiumet bosh në Amerikë

Ka përfunduar faza e parë e Kupës së Botës për Klube me 32 skuadra, një format i ri që ka dhënë verdikte të qarta: skuadrat braziliane kanë shkëlqyer, ndërsa ato europiane kanë hasur vështirësi. Katër ekipet nga Brazili – Palmeiras, Botafogo, Flamengo dhe Fluminense – janë kualifikuar për në fazën me eliminim direkt, duke treguar një formë shumë të mirë.

Pikat kulmore të kësaj faze kanë qenë fitorja befasuese e Botafogos ndaj PSG-së (1-0) dhe suksesi i Flamengos kundër Chelseat, dy rezultate që konfirmojnë dominimin e përkohshëm të klubeve amerikano-jugore, të cilat ndodhen në mes të sezonit të tyre, ndryshe nga disa ekipe të tjera që vijnë nga periudha pushimesh.

Megjithatë, jo të gjitha klubet latine kanë shkëlqyer: Boca Juniors dhe River Plate kanë dështuar, duke u eliminuar që në grupe. Nga 12 skuadra europiane, në fazën e 1/8-ave janë kualifikuar nëntë, ndër to vetëm Manchester City ka fituar të gjitha ndeshjet e saj. PSG, Real Madrid, Bayern Munchen, Juventus, Chelsea, Inter, Borussia Dortmund dhe Benfica kanë kaluar me më shumë ose më pak vështirësi, ndërsa janë eliminuar Atletico Madrid, Porto dhe Salzburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër temë që po ngre shqetësim janë stadiumet bosh. Vetëm 3.400 spektatorë ishin të pranishëm në Orlando për ndeshjen Mamelodi Sundoëns-Ulsan, ndërsa edhe në sfidat e mëdha është vërejtur mungesë e ndjeshme tifozësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kritikat janë shtuar ndaj FIFA-s për zgjedhjen e stadiumeve gjigante me 60.000 deri në 80.000 vende dhe për vendosjen e ndeshjeve në orare të papërshtatshme, shpeshherë nën temperatura mbi 35°C apo me ndërprerje për shkak të moti të paparashikueshëm. Një paralajmërim i qartë për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet po në SHBA, ku organizimi dhe kushtet klimatike mund të bëhen sfida më vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?