Kupa e Botës për Klube/ Trajneri i Al Jaziras: Ja si do ta ndalim Realin

Trajneri i Al Jaziras, Henk ten Cate ka sugjeruar se skuadra e tij duhet t’i parkojë tre autobusë para portës në mënyrë që të mos e lejojë Real Madridin të shënojë në gjysmëfinalen e së mërkurës në Kupën e Botës për Klube.

Ten Cate ka thënë se skuadra e tij duhet ta huazojë librin e taktikave të Jose Mourinhos për ndeshjen e gjysmëfinales në stadiumin “Zayed City Stadium”.

“Na duhen tre autobusë. Mbase Mourinho mund të vijë dhe t’i parkojë dy autobusë tjerë para portës sonë. Të ëndërrosh është në rregullt, por nuk duhet të bëhesh budalla, duhet të jesh realist. Dhe nëse jeni realist, atëherë shanset tona për të fituar nuk janë të mëdha”, ka thënë ai duke bërë shaka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?