Kupa e Italisë/ “Paqe” në aktin e parë të gjysmëfinales mes Comos dhe Interit

Barazim pa gola në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Como dhe Inter ndahen në një barazim 0-0 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në San Siro, e programuar për në fund të muajit prill.

Pjesa e parë ishte e varfër në raste. Zikaltrit iu afruan golit vetëm në një moment, kur Martinez, i aktivizuar titullar në vend të Sommer, reagoi saktë ndaj një tentative të Nico Paz. Nga krahu tjetër, vendasit provuan me një aksion të bukur individual të Vojvodës, i cili tentoi me të jashtmen, por topi përfundoi pak jashtë kuadratit.

Ritmi ndryshoi pas pushimit. Darmian, ndonëse me një krosim të rrezikshëm, goditi shtyllën në të majtë të portierit Butezs. Menjëherë më pas erdhi kundërpërgjigjja e skuadrës vendase: Valle humbi një mundësi të artë brenda zonës së vogël, vetëm pak hapa larg portës së mbrojtur nga Martinez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?